Nënsekretari amerikan për Çështje Politike, David Hale, gjatë ditës së nesërme do ta vizitojë Kosovën, pas vizitës që sot realizoi në Beograd.
Mësohet se Hale në orët e hershme të mëngjesit do të ketë një takim të përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj dhe me Kryekuvendarin Kadri Veseli.
Takimi do të mbahet në rezidencën e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtuesi i këtij institucioni, Philip Kosnett.
Në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se “më pas më 9 mars në Prishtinë, ai do të takojë udhëheqësit e lartë të Kosovës për të nënvizuar mundësinë historike për të arritur një marrëveshje të plotë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe për të kërkuar masa për të arritur një zgjidhje”.
Në këtë takim thuhet se do të diskutohet edhe për pezullimin e taksës ndaj produkteve serbe të vendosur nga Qeveria e Kosovës.
Lot dhe dhimbje në familjen Ademaj pas vendimit të gjykatës
Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e L...
Pas pak dënimi për vrasësit e Liridonës
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë