Trajnim i përbashkët i KFOR-it për asgjësimin e mjeteve shpërthyese

19:05 | 7 Prill 2026
E.G

KFOR-i ka njoftuar për një ushtrim të përbashkët që është kryer nga ushtarët nga Austria, Italia dhe Rumania, që janë operatorët për asgjësimin e mjeteve shpërthyese.

Përmes një njoftimi KFOR-i ka bërë me dije se ushtrimi është zhvilluar në një zonë të caktuar, në përputhje të plotë me procedurat e vendosura të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

”Ky aktivitet i rregullt pasqyron përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të bashkëpunuar me institucionet vendore, për të forcuar partneritetet dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, ka njoftuar KFOR-i.

Shpërndaje në rrjete sociale