Shkolla fillore e mesme e ulët “Ibrahim Mazreku” në Malishevë e ka shpallur të premten ditë zie, pas rastit tragjik të humbjes së jetës së dy fëmijëve dhe babait të tyre.
Të dy fëmijët ndiqnin mësimin në këtë shkollë dhe ky institucion ka njoftuar për vendimin e marrë pas vdekjes tragjike të tyre.
Gjithashtu, të premten është pezulluar edhe procesi mësimor.
“Në koordinim me Drejtorinë e Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe Këshillin e Mësimdhënësve, njoftojmë të gjithë nxënësit, prindërit dhe stafin e SHFMU “Ibrahim Mazreku” – Malishevë, se në shenjë solidarizimi dhe respekti për ndarjen tragjike nga jeta të nxënësve tanë të klasës së tretë: Naile dhe Kujtim Berisha, si dhe të prindit të tyre, Ilir Berisha, dita e premte, më 17.04.2026, shpallet: Ditë Zie në shkollën tonë. Gjatë kësaj dite pezullohet procesi mësimor.”, thuhet në njoftimin e kësaj shkolle.
Ky institucion ka ftuar të gjithë nxënësit dhe stafin që kjo ditë të respektohet me dinjitet, qetësi dhe solidaritet.
Dëmtimi i gypit në Shkabaj shkakton reduktime të ujit në Fus...
Zhvillimet në Kuvendin e Asociacionit të Komunave, reagon MA...
Tentoi t’i ikë policisë, arrestohet një person në Vushtrri p...
Braktisi foshnjën në spital, shpallet në kërkim një shtetase...
Shkon në 10 numri i të vdekurve nga sulmi me armë në Turqi, ...
Bora në gjysmëfinale të play-offit, eliminon Sigal Prishtinë...