Tragjedia në Malishevë, Kurti: Jam i tronditur, ngushëllime familjes

16:27 | 16 Prill 2026
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar për rastin tragjik në Malishevë, ku një burrë me dy fëmijët e tij kanë humbur jetën si pasoj e zjarrit.

Kurti përmes një postimi në Facebook, u ka shprehur ngushëllime familjes teksa theksoi se është i tronditur nga ky rast.

“Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë. Në këto momente të rënda shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë familjarët e viktimave”, tha Kurti./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Tragjedi në Malishevë/ Babai dhe dy fëmijët humbin jetën nga zjarri në banesë

Shpërndaje në rrjete sociale