Tragjedia në Jabllanicë, Koalicioni për Familjen anulon aktivitetet e planifikuara për sot

16:23 | 2 Shkurt 2025
E.H

Koalicioni për Familjen ka anuluar të gjitha aktivitetet e paralajmëruara për sot në kuadër të fushatës zgjedhore.

Kjo për shkak të ngjarjes tragjike që ka ndodhur të shtunën në Jabllanicë të Gjakovës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën si pasoj e shembjes së një objekti të pabanuar, përcjell Arbresh.info.

Kështu ka bërë të ditur njëri nga udhëheqësit e këtij koalicioni, Visar Korenica teksa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

“Mbrëmë fshati Jabllanicë dhe e gjithë Kosova u trondit nga një humbje e rëndë, duke i lënë zemrat tona të mbushura me dhimbje. Ngushëllimet më të sinqerta familjeve Rama, Mehmeti dhe Morina për humbjen e tre djemve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë dhe durim në këto momente të vështira. Për sot, Koalicioni për Familjen ndërpret çdo aktivitet të planifikuar në teren”, ka shkruar Korenica në llogarinë e tij në Facebook.

Ndër të tjera, ai ka ftuar organet e rendit që ta zbardhin këtë rast.

“Ftojmë organet e rendit të zbardhin rastin e vdekjes së tyre në një shtëpi të pabanuar ku si pasojë e shembjes kanë pësuar tragjikisht”, tha Korenica./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Nesër varrosen tre të miturit që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës