Mesdita e së martës doli tragjike për familjen 5 anëtaresh Bllaca nga Gjilani.
Prindërit, dy djemtë dhe vajza u gjetën pa shenja jetë në shtëpinë e tyre.
E, e dyshuara për këtë krim është vajza e cila sipas rezultateve të para ka vrarë prindërit, dy vëllezërit e më pas vetën.
Por arbresh.info nga burime të saj brenda Policisë së Kosovës ka mësuar se për këtë vrasje të pesëfishtë janë shkrepur 10 plumba.
Ky burim ka thënë gjithashtu se arma me të cilën janë kryer vrasjet dhe vetëvrasja zë vetëm 9 plumba por është mbushur për të dytën herë.
“Gjatë vrasjeve dhe vetëvrasjes në Gjilan janë përdorur 10 plumba. Arma me të cilin është kryer krimi zë vetëm 9 plumba por aty janë shkrepur gjithsej 10 plumba që do të thotë arma është mbushur me plumba për të dytën herë”, ka thënë ky burim.
Kujtojmë që e dyshuara për këtë krim ishte pjesëtare e Policisë së Kosovës por që prej 2 vite e gjysmë pas rekomandimit të psikologut i është marrë arma dhe është caktuar në punë të lehta.
“Zyrtarja policore V. B., e cila dyshohet se është përfshirë në rast, ka qenë duke punuar në Stacionin Policor të Gjilanit dhe që nga 07.07.2017 (pas rekomandimit të psikologut të Policisë së Kosovës i është marrë arma zyrtare dhe është caktuar në punë të lehta), ky vendim është rikonfirmuar më pas edhe nga klinika përkatëse pas kontrolleve shëndetësore psikologjike të mbajtura me 16.10.2019 për shkaqe shëndetësore, e njëjta ka qenë me detyra të lehtësuara kryesisht me punë administrative, ku bazuar në rekomandimet dhe procedurat e parapara të njëjtës i ishte marrë arma zyrtare”, thuhet në njoftimin e Policisë.
E drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gerxhaliu në një intervistë të dhënë sot për arbresh.info ka thënë se ekspertiza pritet të përfundoj pas 3 javësh.
“Nuk mund të them as një detaj tjetër përveç asaj që keni raportuar edhe ju se kanë humbur jetë nga një armë zjarri. E tërë ekspertiza besoj se do të përfundoj brenda 3 javëve”, tha ai./arbresh.info/
Për dy orë pritet të përfundoj autopsia e 5 anëtarëve Bllaca
Vance: Trump ende synon një zgjidhje diplomatike me Iranin
Rama publikon pamje nga Portugalia: Edhe atje ka rrëshqitje ...
Kurti takoi Ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, flasin për ...
Abdixhiku pret në takim Elisa Spiropali, thekson koordinimin...
Pranuan 400 euro ryshfet, bien në pranga dy persona të dyshu...
Nagavci: Osmani ka bërë punë të shkëlqyeshme, por për mandat...