Brenda dy ore pritet që 5 trupat e pajete ti dorëzohen familjarëve ose Komunës, kështu tha në një intervistë për arbresh.info Arsim Gerxhaliu, Drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore lidhur në 5 anëtarët e familjes Bllaca nga Gjilani që dje humben jetë tragjikisht.
Gerxhaliu, ndonëse nuk ka dashur të japë detaje rreth ekspertizës, ai ka treguar se pas 3 javë pritet të përfundoj e tërë ekspertiza e kësaj familje, raporton arbresh.info.
“Nuk mund të them as një detaj tjetër përveç asaj që keni raportuar edhe ju se kanë humbur jetë nga një armë zjarri. E tërë ekspertiza besoj se do të përfundoj brenda 3 javëve”, tha ai.
Kujtojmë se dje Gjilani është shokuar pas një tragjedie ku nga një armë zjarri humbën jetën 5 anëtarët e familjes Bllaca.
Deri tash është raportuar se këtë akt tragjik e ka kryer një police e cila dyshohet se ka vrarë 2 prindërit, 2 vëllezërit dhe më pastaj vetën.
Mirëpo, deri tash nuk ka një version tjetër zyrtar./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/603138393642336/
SHKK mohon raportimet: Personi që telefonoi në emision nuk i...
Katër persona lëndohen nga një aksident i rëndë në Fier, mes...
Endrit Thaçi e Sami Lushtaku i shkojnë në vizitë për festën ...
Kurban Bajrami rrit fluksin e hyrjeve nga Kosova në Shqipëri
Zhvilluan sezon perfekt tek Hoffenheimi, treshes së Kosovës ...
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...