Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ngushëlluar familjarët e tre viktimave nga aksidenti në Liqenin e Badocit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai ka kërkuar nga pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes me shpejtësinë, shkruan Arbresh.info.
“Vdekje tragjike e tre të rinjve mbrëmë rreth mesnatës. Ngushëllime të sinqerta familjeve, shokëve dhe shoqeve të tyre. Në këtë kohë të rëndë ndajmë dhimbjen dhe pikëllimin me ta”, ka shkruar ai.
“I lus qytetarët që të kenë kujdes e t’i respektojnë rregullat e komunikacionit si dhe të dekurajojnë të gjithë ata që praktikojnë tejkalimin e shpejtësisë së lejuar apo afirmojnë vozitjen tepër të shpejtë”, shtoi ai.
Ndryshe aksidenti me fatalitet ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën Gjilan-Prishtinë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdesin tre persona
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira