Nga 20 korriku “Trafiku Urban” ka njoftuar se do të zgjasë orarin e qarkullimit të autobusëve për disa linja.
Sipas njoftimit të kësaj ndërmarrjeje, për linjat 1, 1A, 3 dhe 4, do të zgjatet orari i qarkullimit deri në orën 24:00.
“Bazuar në vendimin e Komunës së Prishtinës, NPK “Trafiku Urban” SH.A me datën 19.07.2022 pranon vendimin për zgjatjen e orarit të qarkullimit të autobusëve të TU. Zgjatja e orarit të qarkullimit të autobusëve fillon nga data 20.07.2022 për linjat: 1, 1A, 3 dhe 4 deri në orën 24:00”, thuhet në njoftimin në Facebook./arbresh.info/
Bedri Hamza mbështet studentët shqiptarë në Shkup: Jemi me j...
“Bukë, djathë & domate” – Drake rikthehet sërish ...
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohet monumenti i UÇK-së në Kaçanik, nisin hetimet
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin