Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti ka akuzuar deputetin e PDK-së, Mergim Lushtakun se e “ka sharë nënën” gjatë përleshjes fizike në Kuvendin e Kosovës.
“Mërgimi që e shau nënën time sot, i dhimben veç pronat e babës. Kosovën e ka dorëzu moti”, ka shkruar ajo në rrjetin social Facebook., përcjell Arbresh.info.
Kujtojmë se sot në Kuvendin e Kosovës ka pasur një përleshje fizike mes partive opozitare dhe anëtarëve të Qeverisë, teksa opozita kritikon ashpër përgjimet e Mimoza Kusari-Lilas me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.
Fillimisht, dhuna nisi nga deputeti i PDK-së Mergim Lushtaku i cili i hodhi ujë mbi kryeministrin, Albin Kurti dhe pastaj filloj eskalimi i situatës./Arbresh.info/
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...