“TIGRAT” pa shqiptarë| Ja si e komentojnë analistët politik dhe të sigurisë

08:12 | 25 Tetor 2021 | Ardita Zeka

Asnjë shqiptarë nuk është pjesë e Njësisë Speciale “TIGRAT” në Maqedoninë e Veriut.

Mungesa e shqiptareve në njësinë e “Tigrave” tregon që shteti i Maqedonisë ende nuk është shkëputur nga ndikimi shovinist brenda strukturave të sigurisë së Maqedonisë së Veriut.

Kështu thotë eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

“Mungesa e shqiptareve në njësinë e Tigrave tregon që shteti i Maqedonisë ende nuk është shkëputur nga ndikimi shovinist brenda strukturave të sigurisë së Maqedonisë së Veriut. Pra, spektri i gjerë politik shqiptar duhet që kauzën për të drejtat e shqiptareve brenda institucioneve të sigurisë mos të mbetet vetëm në formën dhe nivelin sa për të treguar që është plotësuar një numër simbolik”, thotë Shala.

LEXO EDHE: SKANDAL| Asnjë shqiptarë në Njësinë Speciale “TIGRAT” në Maqedoninë e Veriut

Ndërsa, analisti politik, Nexhmedin Spahiu thotë se do të duhej me qenë ndonjë pjesëtarë shqiptarë në Njësinë Speciale në Maqedoninë e Veriut, por sipas tij, rrezikohet siguria e shtetit dhe siguria kombëtare prandaj nuk i lejojnë shqiptarët në këto institucione.

“ish dashtë me qenë ndonjë pjesëtarë shqiptarë, por këta të njësisë speciale janë me karakter shumë konfidencial kombëtarë  në disa pozicione ato përbëhen vetëm prej pjesëtarëve te kombit dhe jo prej pjesëtarëve të komunitetit për shkakun se aty paraqet sigurinë kombëtare dhe imagjino të bëhet ndonjë tradhti apo diçka tjetër aty rrezikohet siguria e shtetit, siguria kombëtare. Prandaj është e natyrshme që nuk i lejojnë shqiptarët në këto institucione me hy. Edhe në Kosovë serbët vazhdimisht kanë kërkuar që më qenë zëvendës shefi i AKI-së, zëvendës komandanti i FSK-së por amerikanët nuk i kanë lënë, sepse e kanë ditë që rrezikohet siguria kombëtare e Kosovës. Edhe në Maqedoni është e njëjta situatë natyrisht”, thotë Spahiu.

Kujtojmë se ministri i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, Oliver Spasovski, njëherit edhe  nënkryetar i LSDM dhe bartës i kampanjës parazgjedhore, po kërkon votën e shqiptarëve në Haraqinë, Kumanovë e Shkup, për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.

“I njëjti prej pozicionit Ministër i Punëve të Brendshme nuk lejon që në Njësitin Special Tigrat të ketë asnjë shqiptarë”, bënë të ditur ditë më parë burime të portalit arbresh.info brenda policisë.

Për këtë çështje është kontaktuar edhe Zyra për Medie e kryeministrit, Zoran Zaev, në lidhje me mos përfshirjen e shqiptarëve, por të njëjtit kanë refuzuar të përgjigjen, duke kërkuar që këto për këto informacione të kontaktohet Ministria e Brendshme.

Edhe zyra e Spasovskit nuk i është përgjigjur për disa ditë, telefonatave dhe pyetjeve të dërguara në formë elektronike në lidhje me angazhimin e shqiptarëve në në njësinë “TIGRAT”/A.Zeka./arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara