Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjakovë, ku zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian, është therur me thikë dhe ka pësuar plagë të rënda trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, ai ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Kujdesit Mjekësor Familjar (QKMF) në Gjakovë, pasi kishte marrë dy plagë nga një mjet i mprehtë.
“Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, bëri të ditur se gjendja e Sheynovit është stabile. Ai shtoi se viktima është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare për trajtim të mëtejshëm.
LEXO EDHE:
Zyrtar i Zyrës së BE-së plagoset rëndë me thikë në Gjakovë, policia jep detajet
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Gjilan, vjedhin stoli ari me v...
Arrestohet në Jarinje një shtetas serb, i ofroi 50 euro rysh...
Zhduket një vajzë me probleme mendore në Gjakovë
Osmani: Pjesëmarrja e Kosovës në Bordin e Paqes ka hapur rru...
Tifozët e Lille shpalosën një pankartë të turpshme kushtuar ...