Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Gjakovë, ku një person është therur me thikë dhe ka pësuar plagë të rënda trupore.
Sipas Policisë së Kosovës, një shtetas i huaj ka kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën e Kujdesit Mjekësor Familjar (QKMF) në Gjakovë, pasi kishte marrë dy plagë të shkaktuara nga një mjet i mprehtë.
“Viktima me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë” dhe po hetohet nga njësitë përkatëse policore.
Personi i plagosur është Stefan Ilianov Sheynov, rreth 49-vjeçar, zyrtar i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, i cili gëzon imunitet diplomatik.
Sheynov ka pësuar dy plagë shpuese, një në qafë dhe një në gjoks, të shkaktuara nga një mjet i mprehtë, ndërsa gjendja e tij shëndetësore raportohet të jetë serioze.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...