Dy persona janë arrestuar pasi dyshohet se kanë therur me thikë një person në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa tek njëri i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy thika dhe 1.4 gram substancë narkotike, shkruan Arbresh.info.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 26.05.2024 – 18:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi kishin therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK. Gjatë kontrollit tek njëri i dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar dy thika dhe 1.4 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...