Dy vëllezër kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Gllogoc (Drenas) pasi që ishin therur me mjetë të mbrehtë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, njëri nga viktimat është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, shkruan Arbresh.info.
Pas hetimeve, janë identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Gllogoc / 25.01.2025 – 16:40. Raportohet se dy vëllezër viktima meshkuj kosovar kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKMF, pasi që ishin të therur me një mjetë të mprehtë, ku njëri nga viktimat është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Pas hetimeve është arrit të identifikohen dhe të arrestohen tre të dyshuar meshkuj kosovar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...