Ministri belg i Mbrojtjes, Theo Francken, theksoi se Belgjika e konsideron të rëndësishme vendosjen e Atasheut të Mbrojtjes së Kosovës në Bruksel, duke nënvizuar pozicionin strategjik të këtij vendimi.
“Belgjika ka qëndrim të qëndrueshëm si shtet për të mbajtur Kosovën të sigurtë, pasi që ju jeni në Evropë dhe jeni evropianë. Prandaj kemi marrë këtë vendim për të pasur një Atashe të Mbrojtjes sa më shpejt të jetë e mundur në Bruksel, në kryeqytetin e NATO-s, ku ndodhet shtabi më i madh i diplomacisë evropiane,” tha Francken.
Ai shtoi se prania e Atasheut të Kosovës në Bruksel është shumë e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës dhe për marrëdhëniet me NATO-n, duke theksuar rëndësinë strategjike të kësaj hapësire diplomatike dhe ushtarake për zhvillimin e sigurisë dhe bashkëpunimit./rtk
Nis protesta në Tiranë, studentët marshojnë drejt ambasadës ...
Shembet mbikalimi në Korenë e Jugut, tre të vdekur
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Çeki–Kosovë
Aksident i rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 21-vje...
Protesta në Tiranë për gjuhën shqipe, studentët nisin marshi...
Shqipëria “ia vjedh” Kosovës edhe një lojtar, Blerton Isufi ...