Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se në kuadër të angazhimit për fuqizimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe për të siguruar mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore u themelua Grupi Koordinues Ndërinstitucional për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.
Sipas njoftimit, ky grup ka për qëllim të hartojë dhe zbatojë masa konkrete që rrisin efikasitetin në mbrojtjen e monumenteve dhe trashëgimisë kulturore të Kosovës, shkruan Arbresh.info.
Grupi përbëhet prej 7 anëtarëve nga përfaqësuesit më të lartë të institucioneve tona:
Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani
Përfaqësuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Valon Totaj
Përfaqësuesja e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ariana Shajkovci
Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Arbnesh Ajvazi
Në njoftimin për media thuhet se në takimet e rregullta që do të zhvillojë grupi koordinues, do të diskutohet dhe do të vendoset për hapat që do të ndërmerren për të siguruar që masat dhe politikat e mbrojtjes së trashëgimisë të jenë gjithmonë në përputhje me sfidat dhe nevojat aktuale./Arbresh.info/
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...
Vdekja e 2-vjeçarit në Vlorë, policia jep detaje: Ai ndodhej...