Presidenti Thaçi ka folur në një konferencë për media për idenë nëse në dialog Serbia do të hap temën e riformulimit të kufijve.
Ai ka thënë se nuk është i interesuar për kufij të rinj me Serbinë, raporton arbresh.info.
Sipas tij, nëse ndodhin kufij të rinj do të ketë konflikt dhe shkatërrim.
“E ritheksoj se janë diku 400 kilometra që vënë vijën kufitare mes dy vendeve. Vazhdimi i kësaj situate është në dëm të dy vendeve. Unë nuk jam i interesua për kufijtë të ri me Serbinë jam i interesuar për paqe sepse nëse ndodhin kufij të rijnë do të ketë konflikt të ri dhe shkatërrim. E ritheksova që çështja e kufirit Kosove Serbi do të jetë në tavolinë dhe ne duhet ta mbyllim këtë proces si duhet sepse askush nuk është i interesuar ta dëmtoj sovranitetin e Kosovës. Kosova e Serbia kufijtë shtetëror nuk kanë pasur kurrë dhe kemi ekspertët që do t’i japin mendimet e tyre dhe unë do të ftoj edhe përfaqësuesit e NATO-s për këtë sepse kam besim të plotë ne mendimin e tyre sepse ne vështire e kemi me u marr vesh për kufijtë me Serbinë”, tha Thaçi./Arbresh.info
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor me operacion në Bjeshkët e...
Presidenca publikon përmbledhjen e vizitës së Vjosa Osmanit ...
Presidenti iranian: Nuk do t’i nënshtrohemi presionit nga fu...
Maqedonci: Mundësitë për antarësimin e Kosovës në NATO, shum...
Ku do t’i shpenzojë Kosova 4 miliardë euro?