Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka hedhur poshtë se ideja për taksën është dhënë nga kryeministri, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, ky vendim ështe marrë nga zyrtarët e lartë të PDK-së.
“Vendimi për taksën është marrë nga Enver Hoxhaj, në koordinim me Kadri Veselin. Ndërsa Ramush Haradinaj dhe të tjerët e kanë votuar këtë vendim”, ka thënë ai në Klan Kosova, transmeton Indeksonline.
Vlen të kujtojme faktin se presidneti Thaçi, ka bërë një udhëtim diplomatik të paraportuar në Berlin, muajin e kaluar, ku ka takuar ambasadorin amerikan, Richard Grenell, njeri i besueshëm i presidentit Trump.
Thaçi u zotua se do të angazhohej për ndryshimin e kursit në tarifat sanksionuese në të gjitha mallrat serbe.
Në një bisedë me The Washington Post, të premten, e realizuar në gjuhën angleze me shkëmbime elektronike, Thaçi u shpreh se ai është “gati të shqyrtojë heqjen e tarifave nëse Kosovës i jepet një rrugë e qartë drejt arritjes së një marrëveshjeje finale paqësore me Serbinë.
“Këndoni për 250 vjetorin e SHBA-së”, Ambasada amerikane në ...
Distria Krasniqi synon medaljen e artë në Tbilisi
Zjarri në pallatin pranë QSUT, Rama: Do rindërtohet 100% nga...
Sërish të shtëna me armë në një shkollë në Turqi, raportohet...
Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin
Anijet amerikane ndalojnë dy cisterna nafte që tentuan të la...