Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi këto ditë po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitë zyrtare.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Facebook, ka njoftuar se është takuar me ambasadoren e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington me të cilët ka biseduar për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, shkruan portali arbresh.info
Postimi i tij i plotë:
Në një darkë pune me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Mat Palmer, me shefin e Atlantic Council, Damon Wilson, me përfaqësues nga Senati, Kongresi dhe nga institucionet qeveritare në Uashington biseduam për mundësitë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë, e cila do të sjellë njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara. HTH
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman
Super “makazze” në “Ancient”, NAVI një hap larg play-offit t...