Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ka pranuar një mesazh nga legjenda e futbollit, Samuel Eto’o.
Ylli dardan ia theu rekordin kamerunasit për më së shumti gola të shënuar për Mallorcan.
Për këtë sukses, Eto’o e uroi përmes një videomesazhi, teksa kjo erdhi si e papritur për Muriqin.
“Përshëndetje Vedat nga Kameruni, jam i lumtur për çka ke arritur, e di që ke punuar shumë, por vazhdo kështu, bëjë Mallorcan tonë më të fortë. Urime ty dhe bashkëlojtarëve tuaj që të ndihmuan në këtë rekord”, tha Eto’o.
Ndryshe, Muriqi pasi realizoi dy herë me Rayon, arriti në kuotën e 55 golave të shënuar në La Liga, ku tejkaloi sulmuesi kamerunas i cili kishte shënuar 54 sosh./Arbresh.info
Ministri grek i Mbrojtjes vjen në Kosovë, pritet të takohet ...
5 vjeçari nga Lipjani lirohet nga spitali në gjendje stabile
Kurti për presidentin: Kur të kemi rezultate do të ju njofto...
FSK-ja bën ushtrime në zonën e Bukovikut të Gjilanit, qyteta...
Policia bastis gjashtë lokacione në Zubin Potok, sekuestrohe...
Tërnava në Tryezën Ndërfetare: Feja promovon paqen dhe bashk...