Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot edhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Kreu i shtetit falënderoi homolugun e tij për ndihmën e Bullgarisë në shtetndërtimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, si dhe për rrugëtimin euroatlantik të saj.
Ai tha se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj synimit të saj kryesor të politikës së saj të jashtme, anëtarësimit të plotë në BE dhe në NATO.
“E ftova presidentin Radev që të organizojmë në të ardhmen e afërt një forum të përbashkët ekonomik, i cili do të ndihmonte rritjen e vëllimit tregtar mes dy shteteve”, ka thënë ndër të tjera Presidenti Thaçi gjatë takimit me homologun e tij bullgar, Rumen Radev.
Thaçi po ashtu ka ftuar homologun e tij bullgar qe ta vizitoj Kosovën.
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...