Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj sulmit fizik që i është bërë sot në orët e pasdites gruas së ministrit Blerand Stacvileci.
Thaçi në një postim në Facebook, ka thënë se ky sulm është një akt barbar i cili nuk e shqetëson vetëm familjen Stavileci por të gjithë qytetarët e Kosovës.
“Shpreh keqardhje për sulmin e ulët dhe qyqar ndaj zonjës Stavileci, bashkëshortes së ministrit Blerand Stavileci. Ky akt barbar nuk e shqetëson vetëm familjen Stavileci, por gjithë qytetarët tanë:, ka shkruar Thaçi.
Tutje ai ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin rastin.
“Nga organet përkatëse kërkojmë që sulmuesit e dhunshëm sa më parë të dalin para drejtësisë”.
Haradinaj takon kongresistin Self: Anëtarësimi i Kosovës në ...
I vrari në Prishtinë është Agron Hajdari
Kurti e Sveçla nesër në konferencë për media
Pacolli: S’ka parti politike që do të guxojë t’i heqë shtesa...
Vuçiq përballet me presion në rritje pas protestave studento...
KFOR-i riafirmon përkushtimin për sigurinë në Kosovë