Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri jorezident i Emirateve të Bashkuara Arabe për Republikën e Kosovës, Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi.
Kreu i shtetit e uroi ambasadorin, Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi për detyrën e re.
“Urime për postin e ri. Raportet tona janë të shkëlqyeshme. Falënderojmë angazhimin e pakursyer të Emirateve për njohjen dhe shtetndërtimin në Kosovë”, theksoi presidenti Thaçi, transmeton Indeksonline.
Thaçi tha se Emiratet kanë bërë shumë edhe në shtimin e njohjeve për Kosovën, për çka do të jemi mirënjohës.
Ndërsa, ambasadori Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi, duke uruar presidentin Thaçi me rastin e 10 vjetorit të pavarësisë, tha se Emiratet e Bashkuara Arabe do të vazhdojnë mbështetjen për Republikën e Kosovës.
“Emiratet do të qëndrojnë përkrah popullit të Kosovës dhe do të vazhdojnë të mbështesin Kosovën në të gjitha fushat”, tha ambasadori Abdulasam Hareb Obaid Al Romaithi .
Në fund presidenti Thaçi tha se raportet e mira duhet t’i zgjerojmë edhe në fushën e ekonomisë, ku duhet të kemi më shumë shkëmbime tregtare, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/
Derbi i rivalëve evropian – Bayern – Real Madrid...
DJ Geek i propozon partneres në ishujt Maldive
Samuel Eto’o uron Vedat Muriqin, pasi ylli kosovar ia ...
Rama nesër vizitë në Itali, do takojë Melonin
Hyri në fuqi të premten, sistemi i ri i hyrje-daljeve në BE ...
Dy të vdekur në një aksident me aeroplan të vogël në Gjerman