Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është zotuar se do të bashkëpunojë me mandatarin për kryeministër për t’i shtyrë përpara përpjekjet e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO).
Thaçi ka thënë për “Bloomberg” se pret që Kosova shumë shpejtë do ta ketë qeverinë e re.
“Ne e kemi një qëllim: të ecim sa më shpejt të jetë e mundur drejt integrimit evropian, dhe të bëhemi pjesë e NATO’s”, ka thënë Thaçi të martën, gjatë një interviste të dhënë në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos, Zvicër.
Të hënën, Thaçi i ka dhënë Kurtit – partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, i ka fituar zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit 2019 – pesëmbëdhjetë ditë për të krijuar qeverinë e re.
Bisedimet për formim të një koalicioni po zgjasin që disa muaj, teksa dy partitë e para, që kishin qenë në opozitë në legjislaturën e kaluar, po shtyhen për postet kryesore dhe për të drejtën për ta propozuar kandidatin për president të vendit, vitin e ardhshëm.
Thaçi gjithashtu ka përshëndetur një marrëveshje të nënshkruar të hënën ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, e cila u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara, dhe e cila do të lejojë riaktivizimin e fluturimeve ndërmjet kryeqyteteve të dy shteteve për herë të parë, që nga lufta mes tyre më 1998-1999.
Ai ka thënë se marrëveshja duhet të shihet si një “hap vendimtar” drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, kusht i BE’së për dy vendet para anëtarësimit.
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...