Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do ta takojë të mërkurën në Podgoricë Zëvendëspresidentin e ri amerikan, Michael Pence, bën të ditur Presidenca.
Ky takim do të zhvillohet në Podgoricë, në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), të mërkurën më 2 gusht, dhe organizohet nën patronazhin e Maqedonisë dhe Malit të Zi. Kosova aty do të përfaqësohet nga Presidenti.
Në Zyrën e Presidentit thonë se Thaçi dhe zëvendëspresidenti Pence do të diskutojnë për tema të ndryshme.
Në këtë takim sipas tyre do të diskutohet për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës, derisa presidenti Thaçi do të kërkojë nga Zëvendëspresidenti Pence përshpejtimin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.
Zëvendëspresidenti i ri amerikan, Michael Pence, tashmë e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë forum nëpërmjët të cilit synohet thellimi i bashkëpunimit ndërmjet shteteve të Ballkanit, në arritjen e standardeve të NATO-s dhe vlerave euroatlantike.
Edhe Shtëpia e Bardhë në faqen zyrtare ka njoftuar për pjesëmarrjen e Zëvendëspresidentit amerikan në Podgoricë dhe takimin e tij me udhëheqësit ballkanikë.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...