Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka kujtuar të burgosurit shqiptarë që përjetuan vrasje e persekutime nga forcat policore serbe, me rastin e 19 vjetorit të masakrës së Burgut të Dubravës.
Thaçi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se kjo masakër është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë:
Në përvjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës i kujtojmë të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe. Duke pasur informacione se ky burg do të sulmohej prej forcave veri-atlantike, autoritetet serbe ato ditë kishin ekstraduar shumë të burgosur shqiptarë në këtë burg, për t’i vrarë dhe për t’ua veshur fajin forcave të NATO-s. Masakra e Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë. HTH./Arbresh.info
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja