Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook ka uruar të gjithë besimtarët për Krishtlindjet, shkruan arbresh.info.
Ai ka thënë se kremtimi iKrishtlindjes gjithmonbart me vete mesashin e tolerancës, mbarësisë e humanizimit, vlera këto që garantojnë një të ardhme më të begatshme për brezat e rinj.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
Kjo ditë e rëndësishme për besimtarët e krishterë dhe mbarë njerëzimin, uroj të sjellë sa më shumë paqe e dashuri në familjet dhe shoqërinë tonë.
Kremtimi i Krishtlindjes gjithmonë bart me vete mesazhin e tolerancës, mbarësisë e humanizmit, vlera këto që garantojnë një të ardhme më të begatshme për brezat e rinj.
Urime Ipeshkvisë së Kosovës dhe gjithë besimtarëve të krishterë në Kosovë e kudo që janë.
Në këtë festë që bashkon familjet dhe qytetarët tanë, në ngrohtësinë e njerëzve më të dashur, t’u gëzohemi të mirave dhe të festojmë me njëri-tjetrin! HTH
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit