Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot përmes një letre drejtuar Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i ka kërkuar sërish që ta propozojë kandidatin e ri për kryeministër për ta formuar Qeverinë e re, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së tij.
Thaçi në letrën drejtuar Kurtit tregon se është në pritje të emrit të kandidatit për kryeministër.
Thaçi ka thënë se këtë veprim do ta ndërmarrë duke ndjekur të gjithë hapat kushtetutës, që sa më shpejtë të krijohet qeveria e re.
“.. Do të ndërmarr këtë veprim duke ndjekur të gjithë hapat kushtetues që qytetarët e Republikës së Kosovës të kenë sa më shpejtë qeverinë e tyre të re, sidomos në këtë situatë të pandemisë e cila kërkon një qeveri efikase dhe efektive me mandat të plotë kushtetutës”, ka shkruar presidenti.
Më poshtë mund ta lexoni letrë e Thaçit dërguar Kurtit:

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...