Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një intervistë foli edhe rreth largimit të Ministrit të Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe shefi të AKI-së, Driton Gashi.
Ai tha se gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, askush nuk ia ka hapur këtë temë, transmeton Indeksonline.
Sipas Thaçit, që të dy kanë kryer një punë të mirë.
“Në asnjë moment në asnjë fjali, në asnjë rrethanë. Nuk ma ka hapur askush këtë çështje. Unë besoj se ministri është larguar për shkak të reagimit ndaj Gjuriqit se sa për rastin tjetër. Për mua ka qenë ministër i mirë dhe i përgjegjshëm. Edhe shefi i AKI-së ka kryer një punë shumë të mirë, por rrethanat politike kërkuan që të ndodhë ajo që ndodhi”, tha Thaçi, në Klan Kosova.
Alarm në Austri, gjendet helm për minjtë në kavanozin me ush...
Man City fiton derbin me Arsenalin, gjithçka e hapur për tit...
Rama në Abu Dabi, mesazh solidariteti për Emiratet e Bashkua...
Tensione pas ndeshjes mes Rilindjes dhe Vëllaznimit, dy tifo...
Tragjedi në ShBA, tetë fëmijë të vrarë
45 minuta të zjarrtë në “Etihad”, Donnarumma “fytyrë tragjik...