Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e fundit preliminare për komunën e Malishevës, ku deri në orën 21:04 janë përpunuar 12,784 vota nga gjithsej 54,996, që përbën 23.25 për qind të votave.
Ndërkohë, janë procesuar 60 nga 72 vendvotime, apo 83.33 për qind e tyre.
Sipas rezultateve të deritanishme, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) prin me 40.02 për qind ose 4,904 vota, falë mbështetjes së Nisma’s së Fatmir Limajt.
Pas PDK del Vetëvendosje me 32.85 për qind (4,026 vota), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 18.90 për qind (2,316 vota) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6.45 për qind (790 vota).
Pas këtij rezultati ka reagaur edhe vetë Limaj.
“FITORE!Faleminderit Malishevë ”, ka shkruar Limaj.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...