Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vlerësuar lart figurën e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi, duke e cilësuar si humanist, atdhetar, veprimtar e burrështetas i shquar, raporton arbresh.info.
Sipas presidentit Thaçi, doktor Bajram Rexhepi ishte ndër personalitetet emblematik në rrugën e Kosovës për liri dhe pavarësi, duke treguar vlerësuar lartë të gjithë veprimtarinë jetësore në shërbim të vendit.
“Lavdi jetës emrit dhe veprës të doktor Bajram Rexhepit,” ka përfunduar fjalimin presidenti Thaçi, në mbledhjen komemorative.
Me një minutë heshtje është nderuar vepra që u cilësua “kolosale” e ish-kryeministrit, Bajram Rexhepi, i cili ndërroi jetë në një spital në Turqi, pas një gjendje të rëndë shëndetësore.
Arkivoli i tij është sjellë mëngjesin e sotëm, dhe pranë tij, kanë bërë homazhe në Kuvendin e Kosovës dhjetëra politikanë, bashkëveprimtar vendorë e të huaj./arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...