Hoxha Shefqet Krasniqi ka deklaruar mbrëmjen e sotme në një emision televiziv se gratë janë për kuzhinë, ndërsa oda është për burra.
Pas kësaj deklarate ka pasur reagime të shumta, e në mesin e tyre ishte edhe reagimi i ish-ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.
Citaku shkruan se është mirë dikush t’i tregojë për Shotën, Xhevë Lladrovcin e shumë e shumë heroina tona. /arbresh.info/
Reagimi i plotë:
Oda tha është për burra, e kuzhina për gra. Epo, kish qenë mirë dikush me i tregu për Shotën, Xhevë Lladrovcin e shumë e shumë heroina tona.
Sa për kuzhinë, kuzhineri më i mirë në botë është shqiptari Rene Rexhepi.
Nana ma ka mësuar si fëmijë që vlerat, vyrtytet dhe dhuntitë janë njerëzore, jo gjinore.
#Kosova #Gratë
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...