Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, përkrahur nga AQH dhe IHS, gjatë muajit tetor kanë organizuar aktivitete të ndryshme me qëllim të informimit dhe vetëdijesimit për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.
“Në bashkëpunim me QRShP dhe QKMF, janë mbajtur afërsisht 70 ligjërata në institucione publike dhe private, në shkolla të mesme dhe nivelit të lartë, publike dhe private”, thuhet në njoftimin e IKShPK-së.
“Ligjërata janë mbajtur edhe në disa komuna me komunitete pakicë si në Mitrovicë dhe në Gjakovë. Në Mitrovicë, QRShP në bashkëpunim me OJQ ”Mundësia”, kanë organizuar marshin në shesh të qytetit, ku janë bashkëngjitur personat me shkop të bardhë, personat me Down Syndrome dhe personat me aftësi të kufizuara nga shoqata Handikos”.
Sipas IKShPK-së, janë shpërndarë gjithashtu materiale edukative-shëndetësore në institucione shëndetësore, shkollore, në komunitet, duke përfshirë edhe komunitetet jo shumicë; mbi 18 mijë e 500 broshura në gjuhën shqipe dhe 1 mijë e 500 në gjuhën serbe me informata për kancerin e gjirit.
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...