Terren i papërshtatshëm për gazetarët, shënohen 26 raste të sulmit e kërcënimit
26 raste për sulme e kërcënime ndaj gazetarëve janë proceduar në Gjykatat e Kosovës, derisa 36 gazetarë kanë kërkuar ndihmë ligjore nga avokati Musa Dragusha.
Avokati Dragusha ka pothuajse një vit që është angazhuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës për t’i ndihmuar gazetarët ligjërisht.
Avokati thotë se gazetarët po punojnë në një ambient të papërshtatshëm. Ai ka e përmendur edhe raportin e fundit të Human Right Watch për punën e medieve në Kosovë.
Se ky raport e pasqyron gjendjen reale dhe pozitën në të cilën veprojnë dhe ushtrojnë profesione e tyre gazetarët në Kosovë, e thotë edhe kryetari i AGK-së.
Gazetari i “Kohës Ditore”, Besnik Krasniqi thotë se kërcënimet janë kthyer në rutinë, derisa tregon se pavarësisht se sulmet që janë bërë ndaj tij janë denoncuar, organet e gjyqësisë asnjëherë nuk i kanë çuar rastet deri në fund.
Dhjetorin e kaluar AGK-ja angazhoi Musa Dragushën, i cili do t’i mbështesë gazetarët ligjërisht falas.
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...