Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava dhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, kanë mbikëqyrur sot punimet që po bëhen për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Bashkësia Islame e Kosovës në një postim në Facebook, ka ndarë pamje nga kjo vizitë.
“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama vizituan të hënën gjatë ditës punishten e Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër punimet e kryera deri më tani”, thuhet në njoftim.
Xhamia Qendrore në Prishtinë është duke u financuar nga fondacioni i DIJANET-it të Turqisë./Arbresh.info/
Mbeturinat rikthehen në rrugën “Goleška” në Graç...
Paga e 13-të, Tahiri – Qeverisë: Çka është bërë për sektorin...
Konjufca jep shpresë për çështjen e presidentit: Vullneti i ...
Liverpooli pritet të vazhdojë me Arne Slot edhe në sezonin e...
Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...