Janë mbushur katër vjet prej se ka nisur projekti i koogjenerimit, që lidh “Termokos-in” me termocentralet ‘’Kosova B’’, prej nga merret avulli i ngrohtë për ngrohjen e banesave të qytetarëve të Prishtinës. Edhe pse në fillim ishte thënë se do të shqyrtohet mundësia e uljes së çmimit të ngrohjes, deri tani nuk ka asgjë në këtë drejtim.
Zyrtarë të Termokosit thonë se çdo gjë është gati për fillimin e sezonit të ngrohjes, ndërsa, sipas tyre, çmimet nuk janë në kompetencë të tyre, por të ZRRE-së.
Zëdhënësja e Termokosit, Afërdita Uka, i ka thënë RTK-së se Termokosi i dërgon të gjitha raportet në baza mujore dhe vjetore në Zyrën e Rregullatorit për Energji, kurse ata vendosin se a do të ketë ulje apo ngritje të çmimeve për këtë sezon dimëror.
Përcaktimin e tarifave e bën Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), e cila e ka obligim ligjor të merret me shqyrtimin e tarifave të energjisë ngrohëse, ata i kërkojnë raportet në baza të rregullta mujore, ne ua dërgojmë të gjitha raportet atyre për të gjitha shpenzimet e energjisë termike, dhe në bazë të tyre ata i kalkulojnë përcaktimin e tarifave.
Ndërsa Astrit Saraqini, udhëheqës i departamentit për energji termike dhe gaz në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), thotë se do t’i shqyrtojmë tarifat dhe do të vendosim për çmime.
Sivjet jemi duke i shqyrtuar përsëri tarifat e ngrohjes qendrore, është një metodologji më formula matematikore dhe qysh del qashtu i përcaktojmë, por duhet t’i mbulojmë të gjitha kostot që kompania i bën për ta mbuluar shërbimin e ngrohjes qendrore.
Projekti i koogjenerimit ka ndikuar në uljen e shpenzimit të energjisë elektrike për 30% në Republikën e Kosovës, pasi që një pjesë bukur e madhe e banorëve të kryeqytetit ngrohen përmes projektit të koogjenerimit.
Psikologu thotë se fëmijët më të suksesshëm kanë pesë tipare
Çfarë mund të na mësojë një chatbot për të dëgjuar veten
Ec pak, jeto më gjatë – ja çfarë thotë shkenca
I njëjti virus, pasoja krejt të ndryshme: Ja pse disa sëmure...
E konfirmon Kremlini, Witkoff dhe Putin do të takohen nesër
Hamza thotë se PDK do të shkojë në zgjedhje të brendshme kët...