Është arrestuar një person nga Maqedonia në Aeroportin e Prishtinës, pasi që ka tentuar të shkoj në Bruksel me dokument të falsifikuar, njofton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, dokumenti është konfiskuar ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë.
“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 03.06.2022 – 18:30. Gjatë shkuarjes për në Bruksel , gjatë kontrollimit të dokumentacionit polici hetues ka vërejtur parregullsi në dokumentin e udhëtimit të cilin e mbante i dyshuari mashkull shtetas Maqedonas. Dokumenti i udhëtimit është konfiskuar. Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Protestë e dhunshme në Serbi, protestuesit përleshen me poli...
Vetëvendosje zbulon moton e fushatës elektorale
Lëkundje tërmeti në qarkun e Elbasanit
Zelensky paralajmëron: Rusia po përgatitet të sulmojë me rak...
Hapet sezoni turistik në Shqipëri, bregdeti mbushet me aktiv...
Aksident në Fushë-Kosovë, raportohet se treni ka goditur një...