Një person është arrestuar të dielën mbrëma në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Policia ka bërë të ditur se arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi i njëjti nën kërcënimin e armës ka tentuar të futet në repartin e gjinekologjisë.
Rastin e ka raportuar punëtori i sigurimit ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes është paraqitur Policia.
“Ankuesi, punëtor i sigurimit, mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se derisa ishte në vendin e tij të punës një person mashkull K/Shqiptar, me dhunë duke ekspozuar edhe një armë zjarri ka dashur të hyjë në repartin e gjinekologjisë”, thuhet në raportin e Policisë, transmeton Indeksonline.
Patrulla policore ka identifikuar dhe ka lokalizuar të dyshuarin ku në automjetin e tij ka gjetur dhe ka konfiskuar një armë me gaz, me një karikator pa fishekë kal.9mm.
I dyshuari pas arrestimit dhe intervistimit me vendimin e prokurorit, dërgohet në qendrën e mbajtjes ndërsa hetimet përkitazi me rastin ende janë duke vazhduar.
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...