Policia e Kosovës njofton se në fshatin Dobërllukë të Vushtrrisë, dy vëllezër kanë njoftuar Policinë se në oborrin e shtëpisë së tyre, kanë hasur në tre të dyshuar meshkuj duke ua vjedhur derivatet nga kamionët e tyre.
Të dyshuarit derisa po iknin kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave.
Njëri nga të dyshuarit, është ndalur në vendin e ngjarjes nga ankuesit, ku më pas ka pranuar tretman mjekësor pasi që ishte lënduar në ballafaqim me ankuesit.
Sipas raportit policor, rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore të cilat në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dyshohet e armës–revole me gaz.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari i parë dërgohet në qendrën e mbajtjes, kurse dy të dyshuarit e tjerë gjinden në arrati.
Kurti për dialogun: Pa u dorëzuar Radoiçiqi e tërhequr letra...
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit