Tentoi të udhëtonte me dokumente të rreme drejt Gjermanisë, arrestohet një grua në Prishtinë

08:40 | 8 Prill 2026
E.K

Një grua dyshohet se ka tentuar të udhëtojë nga Prishtina drejt Gjermanisë duke përdorur dokumente të rreme.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ku e dyshuara, shtetase kosovare, ka prezantuar një pasaportë diplomatike, një letërnjoftim dhe një distinktiv, të cilat janë sekuestruar nga autoritetet.

“ANP. Adem Jashari 11.03.2026 – 15:30. Raportohet se gjatë prezantimit të dokumenteve në shkuarje nga Prishtina për në Dyseldorf, e dyshuara femër kosovare, ka prezantuar një pasaportë diplomatike një ID dhe një distinktiv, të cilat janë sekuestruar. Me 07.04.2026 me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti dhe pas përfundimit të procedurave e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info