Një rast i tentim-grabitjes është raportuar mbrëmjen e 25 shkurtit 2026, rreth orës 21:30, në rrugën “Skënderbeu” në Lipjan.
Sipas raportit të policisë, një grua ka njoftuar policinë se derisa ndodhej në vendin e saj të punës, në një market, në lokal kishte hyrë një person i dyshuar i armatosur me mjet të mprehtë (thikë) dhe kishte tentuar të grabiste gjësende.
Megjithatë, i dyshuari nuk ka arritur të marrë asgjë dhe është larguar në drejtim të panjohur.
“Rr. Skënderbeu, Lipjan 25.02.2026, 21:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se deri sa ishte në vendin e saj të punës në market kishte hyrë një person i dyshuar me armë të mprehtë (thikë) dhe kishte tentuar të grabit gjësende, por i njëjti nuk kishte arrit të marr asgjë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Ankuesja është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë pasi që e njëjta ishte e shqetësuar. Rasti nën hetime”./Arbresh.info
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...