Situata e tensionuar gjeopolitike në Lindjen e Mesme pas ndërhyrjes ushtarake të SHBA-së në Iran është reflektuar drejtpërdrejt në tregjet ndërkombëtare të naftës, duke rritur pasigurinë për furnizimin global dhe kësisoj duke shkaktuar edhe ngritjen e çmimeve të naftës.
Në një postim në Facebook, Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës ka thënë se rritja e tensioneve dhe rreziku për ndërprerje në prodhim apo transport të naftës po ndikojnë në luhatjet e çmimeve në bursat ndërkombëtare.
Vëmendja e tregjeve, sipas tij, është përqendruar veçanërisht te Ngushtica e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në botë. Sipas Berjanit, çdo zhvillim që cenon sigurinë në këtë rrugë detare reflektohet menjëherë në tregje dhe zakonisht përkthehet në kosto më të larta të karburantit për konsumatorët.
Ai bëri të ditur se aktualisht çmimet e derivateve në Kosovë janë: naftë (Diesel): 1.18 € deri 1.25 € për litër, dhe benzina 1.17 € deri 1.24 € për litër./Arbresh.info
Kurti për protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e V...
Hoxha për takimin me Kurtin: Theksuam nevojën për projekte s...
Molliqaj: Punëtorët më të pasigurt se kurrë, më 7 qershor vo...
Vetura godet dy këmbësorë në Mitrovicë, njëri pëson lëndime ...
Macron kërkon fundin e sulmeve në Liban dhe marrëveshje urgj...
Uran Ismaili uron në mënyrë të veçantë Kadri Veselin për dit...