Policët e Komunakacionit Rrugor sot në rrugën e fshatit Talinvoc i Muhaxherëve – fshati Bibaj të Ferizajt kanë ndaluar dy drejtues, njëri shtetas i Kosovës dhe tjetri shtetas i huaj, të cilët me motoçikletat e tyre kanë tejkaluar shpejtësinë, ku në zonën e kufizimit 50 km/h kanë zhvilluar shpejtësi 148 km/h.
Sipas njoftimit, ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim, për shtetasin e huaj 600 euro, ndërsa për shtetasin kosovar 300 euro, 3 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj, shkruan Arbresh.info.
“Me këtë rast Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek motoçiklistët që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe mos të bëjnë tejkalime të shpejtësisë. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë ” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Si të bëni gjumë të rehatshëm
Tri mënyrat më të mira për t’i larguar dhimbjet e djegies ng...
Sarr largohet nga Chelsea, kthehet në Francë për të rigjetur...
Trump: Komentet e Kamala Harris për luftën në Gaza pasqyrojn...
Kurti u uron suksese sportistëve nga Kosova që po marrin pje...
Policia e Tropojës: Kemi kërkuar helikopter për të nxjerrë t...