Një person është lënduar si pasoj e të shtënave me armë zjarri nga dy të dyshuar në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, viktima është dërguar në QKUK ndërsa të dyshuarit ende gjenden në arrati, shkruan Arbresh.info.
Ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë.
“Rr. Shemsi Ahmeti, Mitrovicë / 05.102024 – 14:46. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime, nën dyshimin se dy të dyshuar kosovar për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa të dyshuarit gjenden në arrati. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja dhe një predhë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Pse rritja e pagave, më e komplikuar seç duket?
SHBA akuzon rusët për krijimin e videos së rreme për votimet...
Çeku: Në qeverisjen tonë katërfishuam buxhetin për trashëgim...
Lamine Yamal rrezikon bashkëlojtarët te Barcelona në vozitje...
Një pjesë e rrugës “Muharrem Fejza” deri nesër pa ujë, KRU P...
Krasniqi: Kryetarët e komunave të PDK-së, model i qeverisjes...