Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj shtetasit turk M.G., i dyshuar për vrasje të rëndë, pasi më 6 maj 2025, në banesën e tij në Prizren, sulmoi me thikë vajzën e tij, Sh.G., e cila ndërron jetë, dhe plagosi dy anëtarë të tjerë të familjes, gruan dhe vajzën tjetër.
Gjykata Themelore e Prizrenit ka konfirmuar për Arbresh.info se seanca fillestare për shqyrtimin e çështjes është caktuar për të premten, më 31 tetor 2025, në orën 13:00.
“Me 23 tetor 2025, Prokuroria Themelore ne Prizren ka njoftuar për ngritjen e aktakuzës ndaj nje te pandehuri për veprat penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 par.1 nënpar. 1.3 e lidhur me pikën 1.11, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lënda është pranuar ne Gjykate dhe i është ndare ne pune Gjyqtares, dhe shqyrtimi fillestar është caktuar për datën 31.10.2025 nga ora 13:00″, thuhet në përgjigjen e tyre për Arbresh.info
Lojërat Mesdhetare, Kuvendi miraton marrëveshjen me Shqipëri...
KQZ-ja propozon ndryshimin e Ligjit për zgjedhje dhe uljen e...
Dënohet me 6 vjet burgim ish-punonjësja e OSBE-së për spiuna...
Haxhiu paralajmëron seancë për presidentin sonte
Mulhaxha-Kollçaku: Nuk kemi ende asnjë nënshkrim për kandida...
Haradinaj: Plagët e luftës nuk mbyllen pa u zbardhur fati i ...