Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e 39-të për këtë vit, të kryesuar nga Kreshnik Radoniqi, ku në fillim të saj është miratuar raporti vjetor i KQZ-së për vitin 2025.
Raporti nuk përfshin vetëm periudhën kalendarike 1 janar – 31 dhjetor 2025, por një interval më të gjerë kohor, duke nisur nga gushti i vitit 2024, kur u shpallën zgjedhjet e rregullta për Kuvendin e Kosovës, e deri në shkurt të vitit 2026, kur u certifikuan rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme dhe u miratuan rekomandimet përkatëse.
Në tërësi, raporti përfshin pesë muaj të vitit 2024, dymbëdhjetë muaj të vitit 2025 dhe dy muaj të vitit 2026, me qëllim që të ofrojë një pasqyrë të plotë dhe të strukturuar të proceseve zgjedhore dhe aktiviteteve të KQZ-së.
Raporti përmban edhe rekomandimet e miratuara më 25 shkurt, ku në 11 prej tyre kërkohen ndryshime ligjore. Këto rekomandime burojnë nga analiza e sfidave të hasura gjatë proceseve zgjedhore të vitit 2025 dhe synojnë forcimin e integritetit, transparencës dhe efikasitetit të administrimit zgjedhor.
Fokus i veçantë u është dhënë ndërhyrjeve në Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe në Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike. Ndër rekomandimet kryesore përfshihen rishikimi i sistemit zgjedhor dhe harmonizimi i votave preferenciale, rishikimi i afateve për ankesat në PZAP dhe Gjykatën Supreme, zgjatja e afatit për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme nga 45 në 60 ditë, qartësimi i dispozitave për votimin me asistencë, si dhe ndryshimi i afateve për tërheqjen e fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë vendit.
Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ-ja është e obliguar që në muajin prill t’i dorëzojë Kuvendit të Kosovës raportin vjetor, i cili përfshin aktivitetet e institucionit dhe rekomandimet për çështje që kërkojnë trajtim ligjor.
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...
47 sportistë të rinj përfitojnë bursën “Shpresa Olimpike 202...
Kurti: Kompromisi në një demokraci duhet të jetë demokratik,...
Kurti: Dështimi për zgjedhjen e presidentit e dërgon vendin ...
Goditi me grusht kapitenin e ekipit kundërshtar, portieri sp...
Haxhiu fajëson opozitën: Mungesa e tyre prodhon pasoja direk...