Gjykata Themelore në Pejë i ka caktuar masën e paraburgimit deri më 26 shkurt kosovarit të kërkuar nga shteti slloven.
Sipas njoftimit nga themelorja e Pejës, i kërkuari dyshohet për disa vepra penale dhe i njëjti do të jetë në paraburgim në pritje të ekstradimit të tij në Slloveni.
“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka mbajtur seancë dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të kërkuarit E.B., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili kërkohet nga shteti i Sllovenisë. Pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në pritje të ekstradimit, nga data 17.01.2026, ora 23:30, deri më 26.02.2026”, thotë Gjykata Themelore në Pejë.
Themelorja në Pejë thotë se i kërkuari nga Sllovenia E.B kërkuari dyshohet për veprën penale “Sjellje e dhunshme” sipas Kodit Penal të Republikës së Sllovenisë, si dhe për veprat penale “Sulmi” dhe “Vrasje e mbetur në tentativë”, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...