Sonte në Prishtinë janë paraqitur edhe nëntë raste të reja me koronavirus.Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, ka thënë në Rtv Dukagjini se pesë nga rastet që kanë rezultuar të infektuar kanë shkuar nga QKMF ndërsa katër tjera nga Klinika Infektive.
Ai ka thënë se një rast nga dita e djeshme nuk e di nga e ka marrë infeksionin pasi ka pasur mjaft kontakte.
Gashi thotë se nga dita e nesërme pritet të shërohen disa persona nga Prishtina.
“Aktualisht kemi 60 raste aktive në Komunën e Prishtinës të shtrirë në 11 lagje. Kemi 73 të shëruar dhe 136 të infektuar nga fillimi i pandemisë”, ka thënë ai.
Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës thotë se në institucionet shëndetësore në kryeqytet punojnë 840 punëtorë dhe deri në këto momente asnjëri nga ta nuk është prekur me coronavirus.
11 të vrarë në një fshat në Liban – Izraeli intensifikon sul...
Kurti pret nesër në takim dy kongresistët amerikanë
Ebola rikthen frikën në Afrikë, mbi 200 viktima dhe 10 shtet...
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit