Kjo protestë është paralajmëruar nga Rrjeti i Grave të Kosovës, pas vrasjes së një gruaje dhe të bijës së saj në Gjakovë, vrasje e cila dyshohet të jetë kryer nga bashkëshorti i 40 vjeçares.
Me 13 gusht në bashkëpunim me RrGK-në (Rrjetin e Grave të Kosovës), në ora 12:00 marshojmë prej Stacionit të Policisë së Gjakovës e deri tek Gjykata në Gjakovë për të kundërshtuar vrasjen e gruas 40 vjeçare dhe vajzës së saj, në Berkoc të Gjakovës, dhe për të kërkuar përgjegjësi nga institucionet e Kosovës për këtë dhe shumë raste të tjera të dhunës në Kosovë.
Individ e aktivistë/e nga shoqëria civile, të bashkuar/a kërkojmë t’i japim fund dhunës dhe t’u themi të gjitha institucioneve në Kosovë dhe shoqërisë kosovare kundërshtimin tonë me një fjali të vetme: Mjaft më me arsyetime!
Kjo protestë është organizuar si reagim kundër vrasjes së dyfishtë si pasojë e dhunës në familje, në Komunën e Gjakovës. Më shumë për këtë rast mund të lexoni këtu:
Dhuna në familje është krim, dhe si e tillë duhet trajtuar. Dështimi në ofrim të mbrojtjes për gratë dhe vajzat që raportojnë dhunën në qon deri tek vrasja e tyre nga ushtruesit e dhunës.
#NukKaArsyetim #NoExcuses.
Në ditëlindjen e 24-të, Dj Gimbo i sjell defatore Selin Boll...
“40 forca policie me jelek antiplumb”, si u vra efektivi 34-...
Njësia A3 e termocentralit `Kosova A` rikthehet në prodhim
Nesër dita e fundit për aplikim për 100 euro
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...